Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin më të thellë me familjen Jashanica, me rastin e ndarjes nga jeta e të infermieres Qerime Sahiti Jashanica.
Ikja e saj e parakohshme ka lënë një boshllëk të madh në komunitetin tonë, jo vetëm si infermiere, por edhe si qytetare që patëm fatin ta njohim nga afër dhe ta vlerësojmë për përkushtimin e saj të palëkundur, humanizmin dhe profesionalizmin shembullor.
Qerimja ishte një figurë e respektuar dhe e dashur për të gjithë. Me buzëqeshjen e saj të qetë, fjalët e ngrohta dhe përkushtimin e saj të sinqertë, ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e kolegëve, pacientëve dhe gjithë atyre që e njohën.
Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Lipjanit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sahiti dhe Jashanica, të afërmve, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve.
Imri Ahmeti
Kryetar i Komunës së Lipjanit